40 milionë euro dëme nga automjetet e pa regjistruara - Bota Sot
40 milionë euro dëme nga automjetet e pa regjistruara

Kosova

40 milionë euro dëme nga automjetet e pa regjistruara

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:20
Sami Mazreku

“Shifra me mbi 100 automjete të paregjistruara në nivel vendi ka dalë nga një tryezë në vitin e kaluar. Ne jemi të vetëdijshëm se një pjesë e atyre automjeteve të pa regjistruara nuk gjenden në qarkullim, por është shqetësues numri i automjeteve që janë të pa regjistruare dhe që gjenden në qarkullim. Për 20 vite automjetet e paregjistruara dhe të pa siguruara kanë shkaktuar humbje prej 40 milionë euro”, tha Mazreku në emisionin “Strike”, në RTK.

Ai ka bërë me dije se dëmet që shkaktohen nga automjetet e paregjistruara dhe të pa siguruara kompensohen nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), e cila ka një fond që sigurohet nga kompanitë e sigurimeve të Kosovës.

Po ashtu Mazreku, bëri të ditur se kushtëzimet me pagesë të gjobave po i shkaktojnë humbje buxhetit të shtetit dhe kompanive të sigurimeve.

“Edhe Avokati i popullit, ka dalë me një rekomandim që të mos ketë kushtëzim për të regjistruar automjetet. Për të regjistruar një automjet duhet të paguhet taksa komunale, taksa të tjera, po ashtu edhe së fundi është kushtëzimi nga gjobat. Këto kushtëzime janë edhe tek komunat që ia mundësojnë kushtëzimin për pagesën e taksave. Ne mendojmë se nga të gjitha kushtëzimet humbjet vjetore janë nga 5 milionë euro si për kompanitë e sigurimeve ashtu edhe për shtetin”, tha Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...