SBASHK paralajmëron grevë kundër vendimit për kompensimin e orëve

Kosova

SBASHK paralajmëron grevë kundër vendimit për kompensimin e orëve

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

Sindikata paralajmëroi se nëse vazhdohet me vendimin për kompensimin e orëve, ajo mund të shpallë "grevë të përgjithshme, duke kërkuar tërheqjen e vendimit për zëvendësimin e orëve”.

"Një grevë e tillë do të mund të prodhonte ditë të tjera të humbura të mësimit, përveç këtyre 15 ditëve që janë humbur gjatë grevës”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyçi, më 26 shkurt, ka marrë vendim që orët e humbura mësimore të kompensohen.

Por, SBASHK thotë se ky vendim nuk ka bazë ligjore dhe ka dorëzuar padi në gjykatëkundër tij.

Mësimdhënësit kanë hyrë në grevë duke kërkuar që me koeficientin e ri të pagave, pagesat e tyre të rriten deri në 30 për qind.

Greva është ndërprerë pasi drejtuesit e SBASHK-ut kanë arritur marrëveshje me drejtuesit e institucioneve, që kërkesa e tyre të përfshihet në Ligjin e pagave.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e pagave në sektorin publik në muajin shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat