S’ka ende kandidatura zyrtare për kryetar të LDK -së

Kosova

S’ka ende kandidatura zyrtare për kryetar të LDK -së

Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:44
Ilustrim

“Procesi zgjedhor në LDK tani sapo ka filluar më 15 mars dhe zyrtarisht askush nuk ka shpallur kandidaturën për kryetar të LDK-së. Kandidaturat për kryetar të nëndegës, degës dhe partisë zyrtarisht shpallen në Kuvendin e nëndegës, degës dhe të partisë”, tha Mustafa.

Tutje i njëjti ka deklaruar se LDK është parti e hapur, ka potenciale të kuadrove dhe se do të zhvillojë procedura të plota demokratike zgjedhore.

“Falë këtyre kuadrove dhe këtyre procedurave demokratike, LDK do të vazhdojë të mbetet partia më e madhe dhe më demokratike e Kosovës”, shtoi tutje zëdhënësi i LDK-së.

Pavarësisht faktit se askush nuk e ka hapur kandidaturën, në LDK janë shumë emra të cilët po përmenden si mundësi e kandidimit për t’u zgjedhur në krye të partisë.

Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti, Agim Veliu e Fatmir Sejdiu janë vetëm disa prej emrave të mundshëm për të hapur këtë garë publikisht brenda ditëve.

Lidhja Demokratike vazhdon të udhëhiqet nga Isa Mustafa, i cili njëherësh ishte dhe kryeministër i vendit, por që mandati i tij nuk shkoi deri në fund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat