Në Deçan, ka fillur largimi i lokaleve, ato do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese

Kosova

Në Deçan, ka fillur largimi i lokaleve, ato do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese

Nga: A.SH Më: 25 mars 2019 Në ora: 14:57
Foto

Komuna e Deçanit ka filluar sot t’i largoj lokalet të cilat do të zëvendësohen me hapësira gjelbëruese, këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj përmes një statusi në Facebook.

Postmi i plotë:

Bazuar në planin rregullues të qytetit të Deçanit , ne po bëjmë përpjekje që të zbatojmë në përpikëri ketë plan, duke ju krijuar kushte më të mira qytetarëve të Komunës tonë!
Në qendër të qytetit sot filluam largimin e lokaleve të cilat do të zëvendësohen me hapsira gjelbëruese, si dhe do të mundësojnë zgjerimin e rrugës kryesore të qytetit!

BR

Image
Image
Image


 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat