FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor “Skifteri 03”

Kosova

FSK-ja teston aftësitë ndërvepruese me agjencitë civile në ushtrimin fushor “Skifteri 03”

Më: 25 mars 2019 Në ora: 15:43
Ushtria e Kosovës

Sipas një njoftimi, në këtë ushtrim, trupat e FSK-së, përkatësisht Batalioni i Tretë i Reagimit të Shpejtë, do të dislokohen nga kazerma në Mitrovicë në rajonin e Komunës së Podujevës, andaj konvojë të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shihen duke qarkulluar në rrugën magjistrale dhe lokale, dhe e tërë kjo do të bëhet me qëllim të stërvitjes dhe testimit të kapaciteteve dhe aftësive reaguese në ushtrim fushor të parapara sipas skenarit dhe planifikimit.

“Forca e Sigurisë së Kosovës gjithashtu i njofton qytetarët e rajonit të Mitrovicës dhe të rajonit të Prishtinës, se në asnjë formë nuk do të cenohen liria e lëvizjes dhe pronat e qytetarëve. Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Podujevës kanë marrë të gjitha masat e nevojshme që ushtrimi të zhvillohet me sukses dhe të mos ketë asnjë shqetësim te qytetarët e këtyre dy rajoneve”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat