74 vjeçari që vdiq pranë motelit dyshohet se përdori stimulues

Kosova

74 vjeçari që vdiq pranë motelit dyshohet se përdori stimulues

Më: 26 mars 2019 Në ora: 08:20
Foto ilustrim

Një 74 vjeçar ka ndërruar jetë në njërin nga motelet e Gjilanit. Ai ndërroi jetë pasi shijoi seksin me një vajzë 52 vjet më të re. E gjithë ngjarja ka ndodhur të premten që e lamë pas.

Burri nga Kabashi i Vitisë me inicialet A.H. që dyshohet se përdori stimulues u alivanos në parkingun e objektit që ndodhet midis banesave e më pas ndërroi jetë. Policia u njoftua nga 22 vjeçarja për rastin.

Familjarët e të ndjerit thanë se ende nuk i dijnë rrethanat e sakta të vdekjes së tij por presin rezultatet e autopsisë.

Për këtë rast, gjatë ditës së djeshme ka raportuar edhe policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar ishte alivanosur. Në vendin ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës,

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat