Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

Kosova

Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK

Nga: A.SH Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:05
Foto

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes facebook, ka bërë të ditur se, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK, përcjellë "Bota Sot".

Ai më tej shkruan se, me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre.

Postimi i plotë:

Hiqet lista e pritjes për CT në mushkëri në QKUK!

Pas një kohe të gjatë, me aktivizimin e shërbimeve para dhe pasdite, është hequr edhe lista e pritjes për CT në mushkëri, në QKUK. Me këtë marrin fund pritjet e qytetarëve deri në dy muaj për një tomografi që t’i diagnostikojnë shkaqet e shqetësimeve të tyre. Kjo do të shkurtojë edhe kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe do t'i mbrojë ata nga shpenzimet e larta financiare.#BashkëeNdreqim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat