Diskutohet për rolin e grave në vendimamrrje

Kosova

Diskutohet për rolin e grave në vendimamrrje

Më: 26 mars 2019 Në ora: 11:27
Foto

Këtu deputetja e PDK-së,  Blerta Deliu – Kodra tha se gratë janë të angazhuara në poste të ndryshme të rëndësishme, por theksoi se ende nuk ka asnjë grua  të angazhuar si kryesuese të grupeve parlamentar, që sipas saj është një post i rëndësishëm.

Ajo gjithashtu diskutoi edhe për përmbushjen e kuotës gjinore.

“Partia ime iu ka dhënë hapësirë dhe mundësi që asnjë degë e nëndegë të mos mbyllet pa 30 për qind të grave në të gjitha nivelet. Por, më besoni që në disa zona më të thella akoma ka hezitime dhe mos guxim të grave që të paraqiten dhe të marrin vet iniciativa”.

“Rast për t’u përmendur për të mirë është Policia e Kosovës të cilët kanë arritur që me merita të angazhojnë 30% të pjesëtareve. Kanë arritur të kenë gra, në kryerje të detyrave”.

Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Magbule Shkodra, tha se ka përcjellë përkrahjen dhe avancimin e gruas në zgjedhjet e fundit.

“30 përqindëshi ka siguruar që gratë të kenë mundësi të kandidojnë, por ajo që më ka befasuar kësaj here ka qenë se shumica e grave kanë arritur të fitojnë garën në baze të votës preferenciale”.

Këtu gjithashtu u tha se burrat nuk janë pengesa kryesore dhe se grave u mungon përkrahja edhe nga gratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat