Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se, dorëzuam peticionin e nënshkruar nga qytetarët e Komunës së Suharekës me mbi 11 mijë nënshkrime, që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit, përcjellë “Bota Sot”.
Postimi i plotë:
Ne sot dorëzuam peticionin e nënshkruar nga qytetarët e Komunës së Suharekës me mbi 11 mijë nënshkrime, që kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit.
Falenderoj Kryetarin e Kuvendit z.Kadri Veseli për takimin që patëm së bashku me subjektet politike.
Bali Muharremaj