Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli edhe për një të arritur nga ministria që ai drejton, ai thotë se se tashmë funksionon kijimi I kornizës ligjore me qëllim qe të sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, përcjell “Bota sot”.
Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi
Postimi i plotë:
Edhe një lajm i mirë në funksion të krijimit të kornizës ligjore specifike me qëllim që të sigurohet pavarësia e plotë e funksionimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim është miratimi sot në mbledhje të Qeverisë, i konceptdokumentit për AKA-në.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë duke pasur parasysh rëndësinë e këtij konceptdokumenti i cili është i përfshirë në planin e punës se MASHT për vitin 2019 dhe PSAK-un, e vlerëson si moment tejet pozitiv miratimin e këtij konceptdokumenti, që gjithashtu edhe programi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, e trajton me prioritet të lartë.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të jetë përgjegjëse për krijimin e politikave në pavarësimin e plotë të funksionimit të Agjencionit Kosovar të Akreditimi dhe do të kujdeset që kjo fushë të rregullohet në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare.