Për dy vjet largohen 400 pjesëtarë nga FSK-ja, disa prej tyre kanë migruar jashtë vendit

Kosova

Për dy vjet largohen 400 pjesëtarë nga FSK-ja, disa prej tyre kanë migruar jashtë vendit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 20:30
FSK

Rreth 400 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë larguar nga detyra gjatë dy viteve të fundit (2017-2018).

Arsyet e largimit janë nga më të ndryshimet, por në mesin e tyre sipas burimeve të medias ka edhe pjesëtarë që kanë lënë uniformen pasi kanë marr një vizë pune jashtë vendit.

Indeksonline ka pyetur zyrtarët për informim në Ministrinë e Mbrojtjes rreth arsyeve të largimit të pjesëtarëve të FSK-së, mirëpo të njëjtit nuk kanë treguar specifikisht sa pjesëtarë të forcës kanë lënë uniformen për të shkuar jashtë vendit për të punuar.

“Gjatë vitit 2017/18, janë larguar gjithsejtë 399 pjesëtarë, pavarësisht prej përkatësisë etnike, racës dhe gjinisë. Çdo pjesëtarë i FSK-së pas kërkesës për largim, plotëson formularin zyrtar për kërkesën e largimit te tij. Në formularin për largim nga  FSK, pjesëtari jep arsyet e tij, të cilat më pas shqyrtohen dhe procedohen më lartë për tu finalizuar me vendim për largim”, thuhet në përgjigjet e MP-së.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe kohore janë lëshuar këto lloje të vendimeve për largim: Demobilizim, Largim nga Bordi Diciplinor, Pensionim, Shkaqe shëndetësore, Kalim në kadet si dhe të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat