Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së sotme në Ferizaj. Një fëmijë i moshës 13-vjeçare dyshohet të ketë varur vetën.
Kështu ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se e ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.