Nesër në Kosovë mot i vranët, pasnesër përsëri diell

Kosova

Nesër në Kosovë mot i vranët, pasnesër përsëri diell

Më: 26 mars 2019 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë dy ditët e ardhshme, mërkure dhe enjte.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

“Të enjten, do të mbajë mot kryesisht me diell, por në fushat termike nuk parashihet të kemi ngritje, meqë masat e ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore e kontinentit, vetëm sa do të fuqizohen dhe do të krijojnë kushte që merkuri në termometër të regjistroj temperatura deri në -3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat