Komuna e Deçanit dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive

Kosova

Komuna e Deçanit dhe Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive

Nga: A.SH Më: 27 mars 2019 Në ora: 15:50
Bashkim Ramosaj dhe Halil Kastrati

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënshkroi marrëveshje me Halil Kastratin nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin dhe bashkefinancimin e 10 shtëpive për familjet në nevojë.

‘‘Nder dhe falenderim hoxhës Halil Kastrati“, shkruan Ramosaj në facebook.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë që së bashku me hoxhën Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, të nënshkruaj një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe Bashkëfinacimi për ndërtimin e 10-të shtëpive për familjet në nevojë në komunën e Deçanit.

Nder dhe falenderim hoxhës Halil Kastrati!

BR

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat