Shtatoret e heronjve vendosen në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Kosova

Shtatoret e heronjve vendosen në sheshin “Fehmi Lladrovci”

Më: 27 mars 2019 Në ora: 16:46
Foto

KK i Drenasit po ashtu votoi unanimisht vendimin për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në përbërje Kajtaz Kastrati nga ekzekutivi, Kadire Tahiraj nga shoqëria civile, Qendrim Mulaj, Kimete Bardhi dhe Beqir Kiqina nga legjislativi. 

Po ashtu me vota unanime u miratua propozim-vendimi për formimin e Panelit Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e Komitetit Konsultativ Komunal për Zhvillim Ekonomik, Mbrojtje të Ambientit, Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me përbërjen Haki Bekolli nga ekzekutivi, Behxhet Binaku nga shoqëria civile, Malsore Cakiqi, Petrit Sinani dhe Sokol Bylykbashi nga legjislativi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat