Halil Kastrati: Edhe 28 shtëpi të reja do të ndërtohen në tri komuna të Kosovës

Kosova

Halil Kastrati: Edhe 28 shtëpi të reja do të ndërtohen në tri komuna të Kosovës

Nga: A.SH Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:26
Halil Kastrati

Shoqata „Jetimat e Ballkanit“ ka nënshkruar marrëveshje edhe me tri komuna tjera për ndërtimin e shtëpive të reja për familjet në nevojë, bënë të ditur kryetari i kësaj shoqate Halil Kastrati, përcjellë „Bota Sot“.

Ai përmes facebook ka shkuar se, do të ndërtohen edhe 28 shtëpi të reja, në komunat si Pejë, Klinë dhe Deçan.

Postimi i plotë:

Edhe 28 shtepija te reja ?

Jetimat e Ballkanit sot nenshkruan memorandum bashkepunimi edhe me tri komuna te Kosoves

Me komunen e Pejes ku do te ndertohen 12 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Me komunen e Klines ku do te ndertohen 6 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Me komunen e Deçanit ku do te ndertohen 10 shtepi
Per secilen shtepi komuna partecipon me shumen prej 5 mije eurove ndersa pjesen tjeter donatoret e shoqates sone

Memorandume bashkepunimi do te kemi edhe me shume komuna tjera diteve ne vazhdim

Bamires Zoti ju shperblefte

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat