Tensione mes kryetarit të Deçanit dhe qytetarëve – dyshohet për përleshje fizike

Kosova

Tensione mes kryetarit të Deçanit dhe qytetarëve – dyshohet për përleshje fizike

Më: 28 mars 2019 Në ora: 08:39
Tensione mes kryetarit të Deçanit dhe qytetarëve – dyshohet për përleshje fizike

Shkatërrimi i disa lokaleve nga inspekcioni komunal në Deçan të mërkurën, ka shkaktuar tension mes qytetarëve dhe kryetarit të Komunës, Bashkim Ramosaj.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Insajderit se ka pasur përleshje fizike mes kryetarit dhe qytetarëve, por një gjë të tillë e ka mohuar kryetari Ramosaj në një prononcim për Insajderin.

Ramosaj i ka thënë Insajderit se nuk ka pasur përleshje fizike mes tij dhe qytetarëve, por ka pohuar se ka pasur përplasje verbale dhe tension.

“Jo, jo nuk ka pas përleshje. Ne i kemi prishur disa lokale dhe është bërë njëfarë tensioni me fjalë por nuk ka pasur asnjë incident. Ka pas tension të fjalëve por jo përleshje”, ka deklaruar Ramosaj.

Kryetari i Deçanit po ashtu ka konfirmuar se edhe Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, por siç ka thënë Ramosaj, ai ishte larguar nga vendngjarja para se të arrinte policia.

“Kur ka ardhur Policia, unë nuk kam qenë aty”, ka thënë i pari i Komunës së Deçanit.

Ndërkaq, në Policinë e Kosovës, Rajoni i Pejës, kanë thënë se ende nuk kanë informata lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat