Pëlcet gypi, rruga “Tirana” në Prishtinë me ndërprerje të ujit të pijshëm

Kosova

Pëlcet gypi, rruga “Tirana” në Prishtinë me ndërprerje të ujit të pijshëm

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:52
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina njofton konsumatorët e rrugës “Tirana” në Prishtinë se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm, si pasojë e shpërthimit të gypit në ora 12.30.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit.

Ujësjellësi sqaron se ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike, janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara, ndërkohë që falënderon konsumatorët për mirëkuptim lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat