Hemodializat e spitaleve të përgjithshme kryejnë qindra dializa brenda ditës

Kosova

Hemodializat e spitaleve të përgjithshme kryejnë qindra dializa brenda ditës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:52
Foto

Puna në Qendrat e Hemodializës në Spitalet e Përgjithshme po kryhet me kapacitete të plota.

Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK, Basri Sejdiu, së bashku me koordinatoren për hemodializë, Hajrije Korça dhe drejtoreshën e Klinikës së  Nefrologjisë,  Venera Gjuka -Hasanxhekaj, vizituan qendrat e dializës në Gjilan, Ferizaj dhe Pejë, për t’u siguruar për mbarëvajtjen e punës, furnizimin dhe problemet eventuale. 

Në bisedë me mjekë dhe teknikët përgjegjës për hemodializë dhe me pacientë,  Sejdiu u informua për trajtim profesional dhe furnizim adekuat, dhe se po ashtu kishte kënaqshmëri të lartë të pacientëve me trajtimin nga ana e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat