Përurohet objekti për nxënësit me nevoja të veçanta në “Kongresin e Manastirit”

Kosova

Përurohet objekti për nxënësit me nevoja të veçanta në “Kongresin e Manastirit”

Më: 28 mars 2019 Në ora: 15:17
Përurohet objekti për nxënësit me nevoja të veçanta në “Kongresin e Manastirit”

Me një ceremoni solemne, sot është përuruar aneks-objekti i Shkollës Fillore e Mesme e Ulët “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik të Podujevës, ku do të ndjekin mësimet nxënësit me nevoja të veçanta.

Në përurimin e aneks-objektit, morën pjesë nënkryetari i Komunës së Podujevës, përfaqësues të Shoqatës “Kinderaugen” nga Hude i Gjermanisë, të cilët ishin iniciatorë për ndërtimin e këtij objekti dhe bashkatdhetarët Afrim Zhugoli dhe Bejtush Fazliu si donatorë kryesorë.

Kryetari i Shoqatës “Kinderaugen”, Franz-Herbert Bunjor, tha se ndjehet i lumtur që kanë kontribuuar bashkë me donatorë në ndërtimin e këtij objekti, i cili do të shërbejë për nxënësit me nevoja të veçanta.

Ndërsa, nënkryetari i Podujevës, Nexhmi Rudari, duke falënderuar investitorët, tha se me ndërtimin e këtij objekti, për nxënësit me nevoja të veçanta janë krijuar kushte optimale për ndjekjen e mësimeve.

Në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ndërtimin e këtij aneksi shkollor, drejtoria e SHFMU “Kongresi i Manastirit”, ndau mirënjohje për donatorët që investuan në realizimin e projektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat