Të dielën përfundon afati, edhe 86 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Kosova

Të dielën përfundon afati, edhe 86 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 16:44
AKK

Të dielën përfundon afati për deklarimin e pasurisë në AKK i zyrtarëve të lartë publik.

Nga 4 mijë e 737 zyrtarë të lartë publik sa numëron vendi ynë, deri më sot pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), e kanë deklaruar vetëm 4 mijë e 651 zyrtarë.

Në bazë të të dhënave, janë gjithsej edhe 86 zyrtarë të lartë publik të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në AKK.

Këtë e ka konfirmuar zyra për komunikim me publikun e AKK-së.

“Deri më tani, pasurinë e kanë deklaruar mbi 4 mijë zyrtarë”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.

Deklarimi i pasurisë për vitin 2018 ka filluar më 1 mars të këtij viti dhe përfundon më 31 mars.

Deklarimit të pasurisë i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publik, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Ndërkaq, mosdeklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik përbën vepër penale që sanksionohet me dispozitat e Kodit Penal (neni 437 Pikat 1 dhe 2).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat