“Viva Fresh Store” shpërblen zjarrfikësit në Gjakovë

Kosova

“Viva Fresh Store” shpërblen zjarrfikësit në Gjakovë

Më: 28 mars 2019 Në ora: 17:17

Sipas një njoftimi, si shenjë mirënjohje, për të gjithë stafin profesional të zjarrfikësve të cilët kanë qenë të angazhuar në shuarjen e zjarrit gjatë djegies së kësaj qendre, pronari i kësaj kompanie, vendosi që t’i shpërblejë të gjithë ata të cilët kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejtë në aksionin e madh të shuarjes së zjarrit.

Në aksionin e zjarrfikësve, përfshirë edhe logjistiken profesionale, gjithsej kanë qenë të angazhuar një grup prej 50 personave të cilët arritën që ta kryejnë një punë të madhe dhe mjaft profesionale.

“Falë punës dhe përkushtimit të tyre, kompania ka arritur që të pësojë më pak dëme të konsiderueshme në krahasim më atë që ka mundur të ndodh, nga zjarr i madh i cili përfshiju objektin e saj në qendër të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat