Çka mësoi Kosnett në takim me serbët e Graçanicës

Kosova

Çka mësoi Kosnett në takim me serbët e Graçanicës

Më: 28 mars 2019 Në ora: 17:51
Ambasadori Kosnett takohet me serbët e Graçanicës

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka vizituar sot Komunën e Graçanicës, ku është takuar me pjesëtarë të komunitetit serb.

“Mësova shumë nga takimi në Graçanicë me anëtarët e komunitetit serb të Kosovës. Është e rëndësishme për të dëgjuar për sukseset dhe sfidat me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për të mbështetur paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për Kosovën”, shkruan diplomati amerikan në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat