Molliqaj: Është e mirë për pluralizmin që secila parti të ketë nga një anëtar në KQZ

Kosova

Molliqaj: Është e mirë për pluralizmin që secila parti të ketë nga një anëtar në KQZ

Më: 29 mars 2019 Në ora: 00:55
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se një institucion i nivelit kushtetues nuk mund të konstituohet pjesërisht.

Sipas tij Presidenti Hashim Thaçi ka bërë një shkelje ma rastin e emërtimit të anëtarëve të rinj të këtij komisioni.

“Presidenti ia ka bërë një pyetje Gjykatës Kushtetuese, por pyetjen ja ka bërë gabim. Ai ka mundur të pyes interpretoma nenin kaq apo aq. Gjykata Kushtetuese nuk tregon se cilat janë grupet parlamentare”, ka thënë Molliqaj.

Andaj ai ka thënë se kësaj gjykate do t’i drejtohen me një kërkesë që siç ka thënë nuk mund të jetë e refuzueshme.

“Nuk mund ta hedhë poshtë si të papranueshme. Pyetje jonë do të jetë e drejtë. Besoj që KQZ përjashto kur s’ka grupe parlamentare do të ishte që secili të ishte me nga një përfaqësues. Cili është kuptimi që një subjekt ti ketë dy anëtarë në KQZ? KQZ duhet të jetë e përfaqësuar me shumicë nga partitë dhe grupit parlamentare që janë në koalicion”.

“Është më mirë për pluralizmin dhe demokracinë që të kenë nga një anëtarë. Besoj që gjëja më e rëndësishme në këtë moment është pluralizmi”.

Molliqaj ka thënë se në momentin që merr vendim Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së KQZ-së atëherë nuk ka më vend që t’i drejtohet gishti dikujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat