Opozita në Podujevë e inatosur pse Veliu s’merr pjesë në seanca, lëshon sallën e Kuvendit

Kosova

Opozita në Podujevë e inatosur pse Veliu s’merr pjesë në seanca, lëshon sallën e Kuvendit

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:13
Seanca

Kuvendi Komunal i Podujevës sot kishte thirrur seancën e radhës, në të cilën, pikë e rendit të ditës ishte raportimi i kryetarit të komunës, Agim Veliu.

Edhe kësaj radhe, Veliu nuk mori pjesë në seancë, duke shpërfillur asamblistët.

Në shenjë pakënaqësie për injorimin nga ana e Veliut, opozita e Kuvendit të Podujevës ka bojkotuar seancën.

Ata thanë se Veliu nuk po vije të raportoj asnjëherë në Kuvend dhe se nuk po përgjigjet në pyetjet që i adresohen nga asamblistët.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat