1 prilli – data e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve

Kosova

1 prilli – data e fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit njofton të gjithë zyrtarët e lartë publik,  të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë, se detyrimin e tyre ligjor duhet ta kryejnë deri të hënën më 1 prill.

Sipas këtij institucioni, llogaritja e këtij afati është bërë në përputhje me Ligjin Për Procedurën e Përgjithshme
Administrative,i cili përcakton se: “Të shtunat, të dielat dhe ditët e festave zyrtare  nuk do të pengojnë fillimin dhe ecjen e afateve. Kur dita e fundit e një  afati bie të shtunën, të dielën apo një ditë feste zyrtare, afati mbaron në ditën e punës që  vjen menjëherë pas saj”.

Agjencia thekson se është në dispozicion të të gjithë zyrtarëve në mënyrë që  procesi i deklarimit të rregullt të pasurisë të kryhet me sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat