Përfundon Java e Gruas

Kosova

Përfundon Java e Gruas

Më: 30 mars 2019 Në ora: 10:37
Java e Gruas

Sot përfundon java e gruas në Prishtinë, me ç’rast do të mbahet një diskutim në panel me temë ‘Edukimi qytetar dhe politik si mënyrë për të forcuar qëndrueshmërinë e demokracisë”.

Diskutimi do të mbahet në komunën e Prishtinës, duke filluar nga ora 11:00, dhe ka për qëllim ndërgjegjësimi i qytetarëve mbi vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe mbi parimet themelore të qeverisjes së mirë, është thelbësor në sigurimin e një qeverisje llogaridhënëse.

“Kjo është edhe më e rëndësishme në vendet me demokraci të brishtë që kanë dalur nga konflikti dhe kanë një trashëgimi të qeverisjes jodemokratike, e ku promovimi  i vlerave dhe sjelljeve demokratike tek qytetarët dhe akterët politik është parakusht kyç për një tranzicion paqësor në demokraci. Në këto vende konsolidimi i demokracisë shpesh vështirësohet nga konfliktet etnike të mbetura nga e kaluara, keqpërdorimi i ndasive etnike nga politikanët për të nxitur tensione, klientelizmi politik dhe korrupsioni. Si rezultat, proceset e përjashtimit social dhe pabarazive sociale janë në rritje dhe kryesisht manifestohen me nivele të ulëta të besimit në institucionet publike dhe bindjet se sistemet demokratike të qeverisjes nuk mund të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve. Diskutimet gjatë këtij sesioni do të përqendrohen në mënyrat se si programet për edukim qytetar dhe demokratik mund të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës demokratike tek gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim.

Panelistët do të diskutojnë veçanërisht rolin që sistemi edukativo-arsimor, partitë politike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile kanë në kultivimin e një kulture të qytetarisë aktive në mesin e të rinjve në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat