Rahovec, sporti mbështetet me 82 mijë euro

Kosova

Rahovec, sporti mbështetet me 82 mijë euro

Më: 30 mars 2019 Në ora: 10:52
Rahovec, sporti mbështetet me 82 mijë euro

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në prani të drejtoreshës së Kulturës, Rini dhe Sport, Bjondina Kleqka kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e mjeteve financiare për mbështetje në fushën e sportit me vlerë të përgjithshme prej 82 mijë euro, me përfaqësuesit të këtyre OJQ-ve.

Nënshkrimi i kontratave ka ardhur pas formimit të komisionit nga ana e kryetarit për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për ndarje të subvencioneve.

Sipas një komunikate të komunës, i njëjti komision ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aplikacionet dhe dokumentacionin përkatës të dërguara nga OJQ-të bazuar në thirrjen publike të datës 08.02.2019, dhe sipas kritereve, Komisioni Vlerësues ka shpallur fitues për Subvencione për këto OJQ: KB Rahoveci 40 000 euro, KF Rahoveci 24 000 euro ,KF Xërxa 4 000 euro, KF Dejni 4 000 euro, KF Bashkimi 4 000 euro, Shkolla e futbollit Rahoveri 1 500 euro Klubi i shahut Rahoveci 1 500 euro, Shoqata e Pedagogëve të kulturës fizike 500 euro, Shoqata e peshkatarëve Amur 800 euro, Shkolla e futbollit Drenoci 800 euro dhe  Auto Moto 900 euro.

Pa nënshkrimit të kontratave, kryetari Latifi i ka uruar për sukseset e tyre në disiplinat ku garojnë duke u thënë poashtu se dëshira jonë është që t’ju mbështesim edhe me më shumë më mjete financiare, por kjo është mundësia buxhetore e buxhetit të komunës së Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat