Policia kërkon të mos ndezën zjarret në natyrë

Kosova

Policia kërkon të mos ndezën zjarret në natyrë

Më: 30 mars 2019 Në ora: 12:41
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka apeluar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos ndezin zjarre në natyrë.

Sipas Policisë, zjarrvënia është vepër penale dhe se ata do të hetojë të gjitha këto rastet dhe ndaj kryerësve të këtyre veprave kundërligjore do të ndërmarrë masa.

Policia në apelin e saj thotë se të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e  drejtësisë.

Krejt këtë apel, policia e ka bërë duke iu referuar rasteve të 24 orëve të shkuara, duke parë kushtet klimatike (erëra që fryjnë) dhe gjendjen e bimësisë e thatë dhe e lehtë për t’u djegur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat