Ora për Planetin Tokë sivjet me sloganin "Largohu nga plastika, afrohu me natyrën!"

Kosova

Ora për Planetin Tokë sivjet me sloganin "Largohu nga plastika, afrohu me natyrën!"

Më: 30 mars 2019 Në ora: 13:01
Ilustrim

Të shtunën me 30 mars ne ora 20:30 qytete te ndryshme rreth botës do të errësohen pasi miliona njerëz do të festojnë Orën për Planetin Tokë për të treguar angazhimin e tyre për të mbrojtur planetin. Deri sa jemi duke humbur natyrën si kurrë më parë, dhe së bashku me sfidën gjithnjë e më të pranishme të ndryshimeve klimatike, këtë vit Ora për Planetin Tokë 2019 do të fokusohet në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e natyrës dhe largimin nga plastika.

 Se bashku me kullën Eifel ne Paris, shtëpinë e Operës në Sidnej, Empire State Building ne Nju Jork, dhe hotelin Burj Khalifa ne Dubai, dhe me mijëra monumentet kudo ne bote do të fiken dritat e tyre në solidaritet për planetin, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e natyrës dhe për të inkurajuar individët, bizneset dhe qeveritë në të gjithë botën të jenë pjesë e zgjidhjeve të nevojshme për të ndërtuar një të ardhme të shëndetshme dhe të qëndrueshme – dhe një planet - për të gjithë.

 “Nga njëra anë kemi përgjegjësinë morale për të jetuar në harmoni me natyrën, në anën tjetër natyrën është shumë e rëndësishme për jetën e përditshme të gjithëve; ne varemi nga ajo për ushqimin që hamë, ajrin që marrim, dhe ujin që pimë, dhe shumë më tepër. Por ne po e shtyjmë planetin në kufij dhe natyra është nën kërcënim te madh,” tha Marco Lambertini, drejtor gjeneral i WWF International. “Ora për Planetin Tokë 2019 është një mundësi e fuqishme për të filluar një lëvizje të pandalshme për natyrën për të ndihmuar në sigurimin e një angazhimi ndërkombëtar për të ndaluar dhe për të ndryshuar humbjen e natyrës - një marrëveshje e re për Natyrën dhe Njerëzit gjithëpërfshirëse dhe ambicioze sa marrëveshja globale për klimën.”

 Toka është duke u ballafaquar me sfidë të dyfishtë më ndryshimet klimatike dhe humbjen e biodiverzitetit, dhe kjo iniciative globale për ruajtjen e planetit është e drejtuar në mobilizimin e individëve, kompanive dhe qeverive që të jenë pjesë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve që nevojitën për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme. WWF-i fton të gjithë individët, qytetet dhe kompanitë që të bëhen pjesë e iniciativës dhe të ndalin dritat, si dhe ftojmë qytetaret qe te nënshkruajnë peticionin dhe ftojmë qeveritë nga gjithë bota që të bëhen pjesë e marrëveshjes globale për ndalimin e ndotjes nga plastika!

 Vizitoni faqen www.earthhour.org dhe mund të njoftoheni se çka do të ndodhë në lokacione të ndryshme në botë.  

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat