Në Kirurgji pacientët s’kanë toalet funksional për t’i kryer nevojat

Kosova

Në Kirurgji pacientët s’kanë toalet funksional për t’i kryer nevojat

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:37
QKUK

Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale në QKUK pacientët nuk kanë toilete funksionale për t’i kryer nevojat.

Në disa fotografi të dërguara nga një pacient, shihet se toaletet janë mbuluar me najlon pasi nuk janë të përdorshme.

Pacienti poashtu ka dërguar foto të pjesës sanitare në dhomë ku shihet se përgjegjësit për rregullimin e tyre nuk e kanë kryer punën si duhet.

Image

Ai është ankuar edhe për mungesë të shamponit për pastrimin e duarve, si dhe për mungesë të vazhdueshme të pecetave. Kjo nuk është hera e vetme kur pacientët ankohen për mungesë të gjërave elementare në QKUK.

Përveç mungesës së barnave dhe materialeve bazike, pacientët në shumicën e rasteve shërbehen me gjëra personale për higjienën e tyre duke nisur nga çarçafët dhe gjëra të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat