Të mbijetuarit rrëfejnë se si ndodhi masakra në Pastasellë

Kosova

Të mbijetuarit rrëfejnë se si ndodhi masakra në Pastasellë

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:13
Foto

Forcat serbe i kishin ndarë 119 meshkuj nga gratë për t’i pushkatuar në Pastaselë. Mirëpo, 13 prej tyre shpëtuan.

Një përrockë i shpëtoi jetën Beqir Krasniqit.

Para 20 vjetëve, ky 79-vjeçar bashkë me 118 civilë të tjerë forcat serbe i mblodhën për t’i pushkatuar në fshatin Pastasellë të Rahovecit.

Atë ditë shpëtoi edhe Tahir Krasniqi. Ai tregon se nga shkuan pasi i shpëtuan masakrës.

Përveç këtyre dy burrave nga vrasja shpëtuan edhe 11 të tjerë.

Ata bashkë me familjet e tjera që ishin strehuar gjatë luftës në këtë shtrat u angazhuan për t’i varrosur trupat e civilëve të vrarë nga forcat serbe.

Të mbijetuarit dhe familjarët e tyre shprehën zhgënjimin e tyre në përvjetorin e 20-të të masakrës pasi asnjë nga përgjegjësit për këto krime ndaj popullatës civile nuk u dënua.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat