Zjarret në Kosovë, Let’s Do It ka një mesazh për institucionet e shtetit

Kosova

Zjarret në Kosovë, Let’s Do It ka një mesazh për institucionet e shtetit

Më: 31 mars 2019 Në ora: 21:29
Foto ilustruese

Në një postim në Facebook, Let’s Do it Kosova iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që menjëherë të ndalin fenomenin e ndezjes së zjarreve, pasi kur ndezin zjarre, nuk digjen vetëm pyje, ara e hapësira të tjera, por edhe gjallesa të shumta që jetojnë në ato zona. 

“Po ashtu, ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin masa për parandalimin e menjëhershëm të kësaj dukurie negative dhe në asnjë mënyrë të mos arsyetohen vetëm me shuarjen e zjarrit si zgjidhje për këtë situatë alarmante”, përfundon reagimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat