MTI ndan 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan

Kosova

MTI ndan 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan

Më: 1 prill 2019 Në ora: 13:40
MTI ndan 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Lipjanit, ku ka ndarë 500 mijë euro për zonën ekonomike në Lipjan.

Këtë marrëveshje për projektin "Parku Industrial", e nënshkroi ministri i Tregtisë, Endrit Shala dhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Me këtë rast, ministri Shala u shpreh se kjo marrëveshje mundëson bashkëfinancimin e kësaj zone ekonomike të këtij qyteti, me qëllim që te jetë e shfrytëzueshme për bizneset.

 "MTI është e përkushtuar për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në Kosovë por edhe infrastrukturën. Deri më tash janë investuar mbi 1 milionë euro. Do të vazhdojmë edhe më tutje", tha ai.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se janë dakorduar për financimin e mëtutjeshëm të zonës ekonomike të Kërqevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat