Hoti e Begaj bisedojnë për garat e nivelit komunal në Malishevë - Bota Sot
Hoti e Begaj bisedojnë për garat e nivelit komunal në Malishevë

Kosova

Hoti e Begaj bisedojnë për garat e nivelit komunal në Malishevë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:07
Pamje nga takimi

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, i shoqëruar nga Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku, është takuar me Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj. Gjatë këtij takimi ata kanë biseduar për Programin Nacional për Rininë dhe mbarëvajtjen e garave të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Komunën e Malishevës.

Koordinatori Hoti u interesua për ecurinë e garave në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel shkolle dhe atë komunal që po mbahen tani.

”Shkollat e komunës së Malishevës janë duke i dërguar rezultatet e garave në nivel shkolle në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, mirëpo unë jam i interesuar të mësoj edhe nga ju si Kryetar i Malishevës, për mbarëvajtjen e këtyre garave. Tashmë kanë filluar garat e nivelit komunal, andaj unë shfrytëzoj rastin që t’u uroj suksese të gjithë nxënësve që janë pjesë e kësaj gare”, tha Koordinatori Hoti.

Ndërsa, Kryetari Begaj, tha se është i kënaqur me procesin e garës në nivelin e shkollës në komunën që ai udhëheq dhe u zotua se do të ofrojë mbështetje për garat në nivelin komunal.

”Garat e nivelit shkollor kanë shkuar mirë dhe shpresoj se edhe në nivelin komunal do kemi tregojmë suksese në këto gara. Unë si kryetar komune e ofrojë të gjithë mbështetjen time, nëse është nevoja të punoj edhe natën, për realizimin e suksesshëm të këtyre garave në nivelin komunal”, tha Kryetari Begaj.

Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe Drejtori Komunal i Arsimit Blerim Thaçi dhe Koordinatoren Komunale për Programin Nacional për Rininë i caktuar nga DKA, Shyhrete Sertolli.

Garat në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në nivel komune kanë filluar të mbahen nga 30 marsi dhe do të vazhdojnë deri më 13 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...