Pacolli nga muzeu i gjenocidit në Ruandë, jep detaje për një muze në Prishtinë

Kosova

Pacolli nga muzeu i gjenocidit në Ruandë, jep detaje për një muze në Prishtinë

Më: 1 prill 2019 Në ora: 14:25
Pacolli ka vizituar muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka vizituar muzeun e gjenocidit në Kigali të Ruandës, ku një vend i posaçëm i është kushtuar edhe dëshmive dhe fakteve të përpjekjes për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës nga aparati shtetëror serb gjatë luftës në vendin tonë.

Pasocci ka shkruar në Facebook se ka iniciuar fillimin e implementimit të idesë së ndërtimit të Muzeut Kundër Gjenocidit në Prishtinë.

“Ky muze do të shërbejë në ndërgjegjësimin e botës së civilizuar kundër dhunës dhe shfarosjes, kundër masakrave, vrasjeve anekënd planetit. Populli ynë ka vuajtur shumë dhe ne asnjëherë nuk do ti harrojmë ato vuajtje”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat