Lladrovci takohet me ish-kongresistin Weller, nderojnë Jasharajt në Prekaz

Kosova

Lladrovci takohet me ish-kongresistin Weller, nderojnë Jasharajt në Prekaz

Më: 1 prill 2019 Në ora: 19:08
Ramiz Lladrovci dhe Jerry Weller

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim ish- kongresistin republikan, Jerry Weller, dhe së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nderuar Komandantin legjendar, Adem Jashari, në Prekaz.

Ai me këtë rast ka thënë se është përjetësisht falënderues ndaj SHBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës për çlirim dhe fuqizim të shtetit.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Sot, pata nderin të pres në Komunë, ish kongresistin republikan Jerry Weller, me të cilin diskutuam për zhvillimet në komunën tonë dhe perspektivën e gjithanshme të kësaj pjese të Kosovës.

Pas takimit, së bashku me kongresistin Weller dhe Kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin, vendosem kurora me lule, në Memorialin e Jasharajve dhe pranë varrit të Komandantit tonë legjendar, Adem Jashari.

Epopeja e Jasharajve, është storja më heroike e popullit tonë, e cila dëshmoi vendosmërinë tonë për liri.

Kjo qëndresë heroike, bëri të rivlerësohej gjendja jonë nga fuqitë e mëdha, në veçanti e ShBA-së, në momentet më të vështira të ekzistencës tonë.

Ne kurrë nuk do ta harrojmë tërë atë makineri të fuqishme ushtarake, e vënë në veprim të mbrojtjes dhe çlirimit tonë. Gjithsesi, shpreh respekt të veçantë ndaj përkushtimit të jashtëzakonshëm në betejën e miqve tanë, krah nesh, në diplomaci, deri në shpalljen e Pavarësisë tonë dhe shtetndërtim.

Përjetësisht falënderues ndaj ShBA-së, burrave dhe grave që qëndruan besnik ndaj kauzës tonë për çlirim dhe fuqizim të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat