Jashari paralajmëron rikthim të grevës

Kosova

Jashari paralajmëron rikthim të grevës

Më: 1 prill 2019 Në ora: 22:00
Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka fajësuar institucionet e Kosovës se nuk kanë marrë me kohë seriozisht paralajmërimet e tyre të mëhershme për mbajtjen e grevës me kërkesën për ngritjen e koeficientit të pagave për mësimdhënësit, gjë e cila çoi në grevën tre javore në arsim.

Ai në një emision në TV Dukagjini tha se do t’i dërgojnë një letër kryetarit të Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste ndaj gjuhës së përdorur në Kuvend nga një pjesë e deputetëve gjatë debatit parlamentar për kompensimin e orëve të humbura.

“Ne nuk jemi sindikatë kriminale, sepse nuk do të ishim pjesë e sindikatave të botës”, tha Jasharaj.

Sipas tij, këtë vit shkollor nuk do të ketë kompensim të orëve të humbura as gjatë pushimit pranveror dhe as të shtunave, por as në fund të vitit shkollor.

I pyetur nëse merret vendim nga institucionet të ketë mësim, Jasharaj paralajmëroi se do të rikthejnë grevën nëse do të ketë presione.

“Më mirë le të lihen mësimdhënësit të punojnë me nxënësit, sesa të shtunave, pasi kemi raste në shkolla kur krijohen tensione për mbajtje me dhunë të mësimit ndaj mësimdhënësve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat