Prizreni me aktivitete për fëmijët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit

Kosova

Prizreni me aktivitete për fëmijët me rastin e Ditës Botërore të Autizmit

Nga: A.SH Më: 2 prill 2019 Në ora: 15:36
Mytaher Haskuka

Komuna e Prizrenit ka organizuar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës Botërore të Autizmit me qëllim vetëdijësimin për inkuadrimin e fëmijëve të prekur nga ky çrregullim në shoqëri dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të këtij çrregullimi, shkruan kryetari i kësaj komune në facebook, përcjellë “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Me rastin e Ditës Botërore të Autizmit, me nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të ndryshme, Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe Shërbimin Pedagogjik Psikologjik, organizuam aktivitete vetëdijësuese për inkuadrimin e fëmijëve të prekur nga ky çrregullim në shoqëri dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm të këtij çrregullimi.

Të gjithë prindërit të cilët kanë dyshim se fëmiu i tyre mund të ketë autizëm, i ftoj që të shfrytëzojnë qendrën e Shërbimit Pedagogjik Psikologjik, të cilën e hapëm në fund të vitit të kaluar, që të marrin mbështetje nga psikologët që ndodhen aty.

Sa më herët që psikologët dhe profesionistët fillojnë të punojnë me fëmijët me autizëm, aq më i suksesshëm do të jetë integrimi i tyre në shoqëri dhe funksionimi i tyre në të gjitha sferat e jetës.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat