Ambasadori Dedaj: Vizita e Papës në Shkup, e rëndësishme për gjithë rajonin

Kosova

Ambasadori Dedaj: Vizita e Papës në Shkup, e rëndësishme për gjithë rajonin

Më: 2 prill 2019 Në ora: 16:12
Pamje nga vizita

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Gjergj Dedaj, ka bërë me dije se vizita e Papa Françeskut në Shkup është e një rendësie historike për gjithë rajonin.

“Vizita e Papa Françeskut në Shkup, e një rëndësie historike për Maqedoninë e Veriut dhe gjithë rajonin. Në cilësinë e ambasadorit të Republikës së Kosovës, sot takova Monsinjor Kiro Stojanov, Ipeshkv i Shkupit, i Kishës Katolike të Maqedonisë së Veriut. Harmonia fetare, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes të gjitha komuniteteve etnike, fetare dhe racore, është me rëndësi unike për të ardhmen e Maqedonisë se Veriut dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dedaj në profilin e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat