Rahovec, 3 mijë nënshkrime për dy ditë për ta kundërshtuar ‘Autostradën e Dukagjinit’

Kosova

Rahovec, 3 mijë nënshkrime për dy ditë për ta kundërshtuar ‘Autostradën e Dukagjinit’

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:16
Nënshkrimi i peticionit, Rahovec

Banorët e komunës së Rahovecit kanë arritur të mbledhin mbi 3000 nënshkrime për dy ditë, për të kundërshtuar Variantin 6 të ndërtimit të “Autostradës së Dukagjinit”.

Sipas tyre, varianti i prezantuar nga Qeveria përveç se dëmton lumin Drin, gjithashtu i lë mbi 90% të fshatrave të Rahovecit me qasje të vështirë në autostradë.

Këshilli i banorëve të Rahovecit, i formuar për të kundërshtuar këtë autostradë, gjithashtu thonë se shumica e fshatrave të komunës, do ta kenë mbi 25 kilometra larg kyqjen më të afërt për në autostradë dhe se kostoja për ‘Variantin 6’, që e përkrahë edhe kryetari Smajl Latifi, do të kushtojë mbi 65 milionë euro për shpronësimin e tokave.

Sipas këtij këshilli, banorët e Rahovecit janë pro ‘Variantit 1’, cili kalon ndërmjet qytetit të Rahovecit dhe fshatit Fortesë, ku ky variant ëshë i propozuari në dy debatet publike në Rahovec, si varianti më i përshtatshëm dhe më pak i dëmshëm për tokat bujqësore dhe kalon nëpër toka të cilat janë pronë shtetërore, ku edhe shpronësimi i tyre do të kushtojë më pak.

Autostrada që do të lidhë Prizrenin me Istogun, e njohur ndryshe si “Autostrada e Dukagjinit”, pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës rreth 1 miliard euro, së bashku me shpronësimet, ndërsa do të jetë e gjatë rreth 91 kilometra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat