FSK angazhohet në shuarjen e zjarreve në Skenderaj dhe Prishtinë

Kosova

FSK angazhohet në shuarjen e zjarreve në Skenderaj dhe Prishtinë

Më: 3 prill 2019 Në ora: 16:25
Foto

Ekipet zjarrfikëse të FSK-së, dje dhe sot janë angazhuar në mbështetje të pushtetit lokale për shuarjen e zjarreve në malet e Llaushës, Rakinicës dhe të fshatit Qubrel, Komuna e Skenderajt dhe në fshatin Vranidoll, Komuna e Prishtinës. 

Në  këto operacione është angazhuar Njësia e Task Forcës e FSK-së, me 33 pjesëtarë dhe 7 automjete, të cilët që nga dita e djeshme kanë arritur t’i shuajnë zjarret në pjesën më të mëdha të pyjeve të këtyre anëve. 

Ndërkaq, sot operacioni për shuarjen e zjarreve po vazhdon në fshatrat Llaushë, Qubrel dhe Vranidoll.   

FSK apelon te të gjithë qytetarët që të mos i ndezin mbeturinat dhe djerrinat, pasi në këtë mot të thatë lehtë shkaktohen dëme në malet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat