Detaje të reja për arrestimin e personit që vrau të riun në kazino në Lipjan - Bota Sot
Detaje të reja për arrestimin e personit që vrau të riun në kazino në Lipjan

Kosova

Detaje të reja për arrestimin e personit që vrau të riun në kazino në Lipjan

Më: 3 prill 2019 Në ora: 23:14
Konferenca në lidhje me arrestimin e një të dyshuari për vrasje

(E plotësuar) - Zyrtarë të Policisë së Kosovës në orët e vona të mbrëmjes kanë mbajtur një konferencë në lidhje me arrestimin e një të dyshuari për vrasje kohë më parë në një kazino në Lipjan.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur sonte dhe me këtë rast janë konfiskuar edhe prova materiale.

Hoxha: Kemi edhe dëshmi lidhur me rastin e vrasjes

“Pak më parë është raportuar për arrestimin e personit të dyshuar në involvimin e vrasjes së një personi, i cili ka ndodhur në një kazino në Lipjan. Policia e Kosovës që pas vrasjes së atij personi kanë marrë veprime intensive në funksion të zbardhjes së këtij rasti dhe sonte rreth orës 20.00 një person i dyshuar është arrestuar dhe janë konfiskuar dëshmi relevante lidhur me rastin”, tha ai.

Detajet shtesë lidhur me arrestimin dhe operacionin policor ka folur drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sijarina.

Sijarina: Janë konfiskuar dy armë dhe një veturë

“Sonte pas një pune intensive është arritur të arrestohet personi i dyshuar që e kemi identifikuar dhe në koordinim me prokurorin prezent e kemi arrestuar dhe janë konfiskuar dy armë, dhe prova tjera materiale, një veturë që është pjesë e rastit. Ne jemi duke punuar intensivisht për të vazhduar me procedurat tjera”, tha ai.

Ndërsa, prokurori i rastit, Armend Hamiti tha se si prokurori kanë punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rast, ku është arritur arrestimi i personit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Hamiti: Bashkëpunimi polici-prokurori sjell rezultate të mira në luftimin e krimit

“Kemi qenë non-stop në koordinim dhe sot kemi arritur të arrestojmë të dyshuarin, ku janë gjetur disa prova materiale që do të shkojnë në ekzaminime dhe do të merren deklarata dhe do të shikojmë për të parë nëse ka persona të tjerë të involvuar për të cilët nuk kemi informata momentalisht, dhe me një punë intensive pas dy jave shumë të gjatë derisa kemi arritur në rezultatin e sotëm. Kjo tregon se me një bashkëpunim të mirë të policisë dhe prokurorisë mund të ketë rezultate të mira në luftimin e krimit”, tha Hamiti.

Sipas prokurorisë, personi i dyshuar për vrasjen në një kazino në Lipjan do të merret nesër në intervistim.

Ndryshe, pas rastit të fundit në Lipjan, i dyti ky me fatalitet brenda një kohe të shkurtër në lojërat e fatit në Kosovë, këto të fundit janë mbyllur për dhjetë vjet me vendim të Qeverisë së Kosovës përmes ligjit të ri të miratuar në Kuvend.

***

Policia e Kosovës ka arritur që sot të bëjë arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Florent Ahmetaj në një kazino në Lipjan.

36 vjeçari Ahmetaj u vra përderisa ishte në orar të punës në lokal-kazinoje në Lipjan, ndërsa i dyshuari për vrasjen e tij ishte në arrati që nga data 20 mars kur edhe u krye vepra.

E pas arrestimit për media janë deklaruar Prokurori i rastit, Armend Hamiti si dhe Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sijarina si dhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë se personi i dyshuar është arrestuar rreth orës 20:00 dhe me këtë rast është arritur të merren edhe disa prova material.

Kurse Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sijarina ka thënë se pas një pune intensive të policisë është arritur të arrestohet personi i dyshuar  dhe janë konfiskuar dy armë.

“Sonte pas një pune intensive të policisë është arritur të arrestohet personi i dyshuar i cili fillimisht është identifikuar dhe me Prokurorin i cili është prezent kemi marrë masat e nevojshme. Janë konfiskuar dy armë dhe prova të tjera materiale. Gjithashtu është një veturë që është pjesë e rastit. Jemi duke punuar intensivisht të finalizojmë këtë rast komplet dhe të vazhdojmë me procedurat tjera”, ka thënë Sijarina.

Prokurori Hamiti: I dyshuari për vrasjen në Lipjan nuk është intervistuar ende

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e 36 vjeçarit, Florent Ahmetaj nga Rrezalla e Skenderajt.

Ahmetaj është vrarë përderisa ishte duke punuar në një kazino në Lipjan. Vrasja e tij ndodhi më 20 mars dhe prej asaj nate i dyshuari ishte në arrati.

Arrestim i të dyshuarit u bë sonte rreth orës 20:00, kurse lidhur me këtë arrestim janë deklaruar edhe Prokurori i rastit, Armend Hamiti si dhe Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sijarina si dhe zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka deklaruar se pas një pune intesive dy-javore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari, por që i njëjti ende nuk është intervistuar.

“Sa është arrestuar, tani do të hyhet në ato procedura nëse nuk ka mbrojtës do t’i sigurohet një mbrojtës, pra me të gjitha të drejtat siç e sheh Kodi i procedurës dhe më pas do të vazhdohet. Pra është herët s’ka dy orë që ka ndodhur arrestimi, por edhe nëse sonte bëhet shumë vonë, nesër në mëngjes mund të fillojë intervistimi”, tha Hamiti.

Tutje ai shtoi se do të merret edhe deklarata nëse ka ndonjë person tjetër të involvuar në këtë rast.

“Unë isha Prokuror i rastit edhe para dy jave kur ka ndodhur rasti dhe që nga ajo natë tragjike nuk është ndalur puna intensive në bashkëpunime me policinë dhe kemi arrit tek identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit. Siç e ceki edhe komandanti janë gjetë edhe disa prova materiale të cilat do të shkojnë menjëherë për ekzaminim të mëtejshëm “ka  thënë Hamiti.

“Do të merret deklarata nëse ka ndonjë person tjetër të involvuar ku nuk kemi informatat momentalisht. Ka qenë një punë intesive, ku hetuesit ka 24 orë nuk janë ndalë. Kjo tregon se një bashkëpunim i mirë mes policisë dhe prokurorisë ka rezultate të mira në luftimin e krimit”përfundoi Hamiti.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...