Më pak vepra penale në rajonin e Mitrovicës

Kosova

Më pak vepra penale në rajonin e Mitrovicës

Më: 4 prill 2019 Në ora: 16:02
Policia Kosovës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në tremujorin e parë shënon rënie të incidenteve dhe veprave penale për 13 % më pak.

Sipas policisë, rënia e numrit të rasteve në përgjithësi rezulton efikasitetin  dhe masat e ndërmarra preventive,  bashkëveprimin ndërmjet njësive e sektorëve të ndryshëm si dhe qasjen aktive në komunitet.

“Derisa numri i incidenteve për periudhën e njëjtë kohore me vitin 2018 në përgjithësi shënon rënie për minus 13 %, në tabelën e mëposhtme  evidentohen  disa nga fushat ku shënohen rënie të veprave penale.

Veprat penale kundër pasurisë                   minus 14%

Vjedhje të rënda                                             minus 18 %

Vjedhje                                                                minus 15%

Vepra penale kundër sigurisë në trafik           minus 19%

Aksidente me lëndime                  minus 20%

Aksidente me dëme materiale                   minus 28%

Vepra penale kundër rendit publik          minus 18%

Veprat penale kundër ekonomisë                            minus 26%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, thotë se përkundër sfidave të vazhdueshme  mbetet e përkushtuar me angazhimet e përditshme në fushën e parandalimit dhe reagimit në ofrim të sigurisë dhe qetësisë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat