BIK-u e përjashton nga puna hoxhën që e pranoi evolucionin

Kosova

BIK-u e përjashton nga puna hoxhën që e pranoi evolucionin

Më: 4 prill 2019 Në ora: 19:21
Drilon Gashi

BIK-u ka vendosur që ta përjashtojë nga puna hoxhën Drilon Gashi, pasi ky i fundit e ka pranuar si të mirëqenë teorinë e shumëpërfolur te evolucionit, e cila kundërshtohet ashpër nga shumë imam në Kosovë.

Në letrën për përjashtim nga BIK-u, Gashi akuzohet se me paraqitjet e tij në rrjetet sociale, ka nxitur përçarje, dhe si pasojë do t’i ndalohet për një vit që të ushtrojë profesionin e tij prej hoxhe, megjithatë do të paguhet me 2/3 e pagës së tij mujore.

Vetë hoxha nga Vitomirica e Pejës thotë se arsyetimi i  tyre “ka qenë paraqitja në rrjetet sociale elektronike, të cilat kanë nxitur urrejtje dhe përçarje në popull!” Dihet se angazhim të madh në rrjete sociale të Internetit kanë hoxhallarë të tjerë si Enis Rama, Shefqet Krasniqi,Gashi thotë se është munduar që mendimet e tij t’i ketë të arsyeshme dhe religjionin ta komentojë duke marrë parasysh edhe logjikën e shëndosh që “bazohet në parimet e të menduarit drejt duke mos injoruar të vërtetat shkencore.”

Ky është shkrimi i plotë i Gashit bashkë me vendimin e BIK-ut:

E ndiej veten të obliguar t’ju njoftoj se kohën e fundit është marrë një VENDIM që thotë se:“DRILON (Ibrahim) GASHI, imam, hatib dhe mual-lim në Xhaminë “Nur” në fshatin Vitomericë në Pejë, i shqiptohet masa e dënimit me largim nga kryerja e punëve dhe detyrave të punës, hatibit dhe mual-limit në Xhaminë “Nur” në fshatin Vitomericë me ndalim kthimi për 1 (një) vit me pagesë të 2/3 të të ardhurave personale mujore…”.

Unë kam bërë ankesën juridike, mirëpo -siç po e shihni- ajo më është refuzuar dhe si rrjedhojë, vendimi ka hyrë në fuqi këtë javë, me datë 01.04.2019.Dy duart i kisha futur në zjarr dhe as që e kam menduar ndonjëherë që do të më ndodh kjo gjë prej Këshillit të Bashkësisë Islame të Pejës dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Faji im kryesor dhe i vetëm edhe sipas arsyetimit të tyre ka qenë paraqitja ime në rrjetet sociale elektronike, të cilat paskan nxit urrejtje dhe përçarje në popull!Një nder parimet kryesore të Kuranit është edhe liria e mendimit. Ajo fe qe e lufton mendimin dhe armiqëson diturinë, ajo ka humbur validitetin e saj për te ekzistuar.Frymëzimi im ka qene çdo here drejtësia dhe besimi në të Madhin Zot. Jam munduar që mendimet e mia të jenë të arsyeshme dhe religjionin ta komentoj edhe komfor logjikës së shëndoshë e cila bazohet në parimet e të menduarit të drejtë duke mos injoruar edhe të vërtetat shkencore.Kundër meje mund të kenë qenë vetëm ekstremistët dhe ata që kanë pasur tendenca terrorizmi dhe përçarje sektarizmi, sepse unë çdo herë kam qenë kundër tyre dhe do të vazhdoj të jem.Disa prej mendimeve të mia tashmë janë edhe publike.Nuk jam i përsosur, nuk e kam pas ndoshta as përvojën e duhur dhe nëse kam gabuar diku jam në gjendje të kërkoj falje publike. Megjithatë, mendoj qe e drejta qëndron në anën time dhe kam përcaktimet e duhura fetare dhe kombëtare.Karakteri im nuk më lejon të bëhem kokëfortë dhe jam betuar para Zotit dhe robit që do të respektoj ligjin dhe institucionin e BIK-ut. Si rrjedhojë e kësaj, unë kam dorëzuar edhe çelësat e xhamisë në Vakufin e Pejës. Kërkoj edhe prej xhematit dhe popullit që të jenë të matur dhe ti praktikojnë normat e moralit, pavarësisht situatës!Jam i bindur se ky vendim i BIK-ut nuk është i bazuar në informata të sakta dhe kam ende shpresë që kryesia e nderuar do ta analizojë realitetin me mirë dhe në mënyrë me serioze.Tek e fundit, nëse jemi në të drejtën, në anën tonë është Zoti i cili na mjafton dhe e vërteta do të triumfojë dhe vazhdojë edhe pas vdekjes sonë.I juaji, Drilon Gashi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat