Veliu: Më së paku ka krime në lokalet e lojërave të fatit

Kosova

Veliu: Më së paku ka krime në lokalet e lojërave të fatit

Më: 4 prill 2019 Në ora: 23:52
Istref Veliu

Kryetari i Shoqatës së lojërave të fatit në Kosovë, Istref Veliu, ka konfirmuar se organizata që ai drejton do ta çojë Qeverinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, pas miratimit të ligjit për ndalimin e lojërave të fatit për 10 vjet në vend.

Veliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani” se bizneset e lojërave të fatit janë akuzuar padrejtësisht, pas dy vrasjeve në dy kazino të vendit, në Lipjan dhe në Suharekë.

“Nuk është e vërtetë se lojërat e fatit janë vend i krimit”, ka deklaruar ai.

“Sipas statistikave, më së paku ka krime në lokalet e lojërave të fatit”, është shprehur Veliu.

“Jemi paragjykuar”, ka shtuar ai, teksa ka theksuar se bizneset e lojërave të fatit kanë punonjës sigurimi dhe respektojnë ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat