Moti mbi vendin tonë

Kosova

Moti mbi vendin tonë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 07:44
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende ka mundësi të shoqërohen me riga lokale shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

 Në fushat barike pritet të ketë rënie, duke regjistruar vlera nën kufijtë e normales.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 2-11 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat