Klinika Amerikane: Jemi të pafajshëm- këtë do ta dëshmojmë edhe në gjykatë

Kosova

Klinika Amerikane: Jemi të pafajshëm- këtë do ta dëshmojmë edhe në gjykatë

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:00
Ilustrim

Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari ka reaguar pas njoftimeve për arrestimin e disa punëtorëve të saj.

Ky është reagimi i tyre:

Klinika Amerikane Dr. Behar Kusari shpk. beson në pafajsinë e stafit të saj dhe për ta dëshmuar këtë kemi bashkëpunuar plotësisht me gjitha institucionet përgjegjëse.

Në të njejtën kohë duam të sigurojmë të gjithë pacientët tanë se shërbimet tona janë ofruar gjithmonë duke u bazuar në standardet dhe etikën më të lartë mjekësore dhe njerëzore. Kjo dëshmohet edhe nga besimi i mijëra pacientëve të cilët e kanë zgjedhur spitalin tonë.

Njoftimet e bujshme në media për disa akuza të cilat ne jemi munduar ti hedhim poshtë edhe gjatë procesit të hetimit kanë rezultuar në ndalim të disa zyrtarëve tanë, të cilët dje janë paraqitu para Gjykatës e cila ka refuzukosar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për të njejtit, andaj, me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë që nga dje të njejtit janë liruar nën masën e arrestit shtëpiak.

Dëshirojmë ta theksojmë dhe të Ju sigurojmë edhe një herë se në klinikën tonë nuk ka ndodhur asnjë vepër penale për të cilën po zhvillohet kjo procedurë. Ne jemi të bindur në pafajësinë e stafit tonë por jemi të shqetësuar me nivelin e mungesës së sigurisë juridike dhe vlerësimeve të pa bazuara për të cilat tashmë ka nisur një procedurë e pa mbeshtetur ligjerisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat