Nesër përfundon faza e parë e repelimit të kafshëve kundër rriqrave

Kosova

Nesër përfundon faza e parë e repelimit të kafshëve kundër rriqrave

Më: 5 prill 2019 Në ora: 13:03
Ilustrim

Fushatën e repeilimit të kafshëve, në ditën e parafundit të fazës së parë, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili e drejton edhe shtabin komunal për menaxhimin e situatës endemike nga EHKK në Malishevë.

Fushatën e repelimit të kafshëve, nënkryetari Berisha e ka vlerësuar lartë dhe ka thënë se është duke u bërë një punë e jashtëzakonshme, pasi repelimi vlerësohet si masa më efektive në parandalimin e përhapjes së virusit të EHKK, pasi pamundëson bartjen e rriqrave përmes kafshëve dhe në të njëjtën kohë edhe ndërprenë ciklin e rriqrave, të cilët janë bartës të virusit.

“Jemi në vitin e gjashtë që nuk kemi raste të vdekjeve dhe në vitin e pastë që nuk kemi asnjë rast të infeksionit me EHKK, e në këtë ka ndikuar më së shumti repelimi i kafshëve, andaj jemi të angazhuar në vazhdimin e repelimit të kafshëve, por edhe të masave tjera, dhe varësisht nga situata në terren, do të fillohet edhe me fushatën e dezinsketimit të zonave endemike”, tha Berisha.

Sot është vizituar fshati Mirushë, ku ekipet e specializuara janë duke bërë repelimin, pikërisht në fermën e fermerit Zeqir Thaçi, i cili është ndarë i kënaqur me punën e kryer. Përndryshe, fushata e repelimit, përfundon nesër, në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri, ndërsa sipas të dhënave, janë repeluar rreth 20 mijë kafshë të trasha dhe të imëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat