Diskutohet struktura e re organizative e ATK-së

Kosova

Diskutohet struktura e re organizative e ATK-së

Më: 5 prill 2019 Në ora: 16:24
Pamje nga takimi

Sipas një deklarate të ATK-së, skema e re organizative është duke u bërë si rezultat i nevojës për funksionalizim më të mirë dhe arritjen e objektivave strategjike të këtij institucioni.

Për rishikimin e strukturën organizative FMN ka dhënë rekomandimet e tyre, në raportin e muajit dhjetor 2017 “Përmirësimet në Administratën Tatimore: Hapat e menjëhershëm” përmes të cilit është rekomanduar që të bëhet analizë e strukturës organizative të ATK-së, për të identifikuar mundësit e mosefikasitetit aktual të strukturës, me qëllim që ndryshimet të reflektojnë në  rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit, si dhe shfrytëzimin sa më racional të resurseve që janë në dispozicion.

Misioni i FMN-së, i cili ka mbështetur ATK-në në shumë projekte, po ashtu ka ofruar mbështetje edhe në këtë proces, duke shprehur se ristrukturimi i skemës organizative do të ndikojë direkt në ngritjen e performancës së ATK-së, dhe do të ofroj qëndrueshmëri institucionale, karshi obligimeve ligjore.

“ATK është e përkushtuar që të ofrojë shërbime profesionale dhe kualitative për tatimpaguesit, në mënyrë që ata t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre”, thuhet në deklaratën e ATK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat